FIER

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi akuzohet se i ka vënë flakën ndërtesës së Drejtorisë Arsimore Rajonale në Fier. Bëhet fjalë për shtetasin Indrit Alushaj, i cili është shoqëruar nga policia e Fierit pak minuta pas ngjarjes që ndodhi sot rreth orës 15:10.

Sipas burimeve, Alushaj kishte aplikuar për mësues nëpërmjet portalit por nuk ishte shpallur fitues, gjë që ka shkaktuar zemërim tek ai. 33-vjeçari ka spërkatur katin e dytë të godinës me benzinë dhe i ka vënë flakën. Nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa policia evakuoi punonjësit në kohë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: