Policia e Korçës ka sekuestruar një sasi kanabis e ndarë në doza gati për shitje, ndërsa në pranga ka rënë një 26-vjeçar.

Falë veprimeve të shpejta u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Domeniko Ktona, 26 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar 26-vjeçarit në lagjen nr. 1 dhe më pas në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: