ITALI

Po bën xhiron e rrjetit një video e publikuar në rrjetin social “Facebook”, nga një zënkë e ndodhur në Milano në një autobus, në zonën e Lorenteggio.

Protagoniste e zënkës, është një e moshuar italiane dhe një nënë e re, e huaj, e cila mbante pranë edhe karrocën e fëmijës. Debati, mbase i nisur për arsye hapësirë sepse nëna së bashku me karrocën kishin zënë hyrjen e autobusit, shumë shpejt degjeneron. E moshuara, e cila i drejtohet daljes së autobusit kapet me nënën dhe i kërkon të braktisë autobusin.

“ Zbrit, zbrit shpejt”, dëgjohet në video e moshuara, derisa dikush e qetëson duke e tërhequr nga krahu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb