Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndëshkuar me masë administrative gjobë dhe pezullim të përkohshëm të aktivitetit kompaninë “Albchrome”.

Drejtoria Rajonale e IKMT-së Elbasan kreu inspektim në këtë subjekt me fokus menaxhimin e mbetjeve dhe trajtimin e tyre. Gjatë kontrollit është konstatuar se subjekti kishte të magazinuara në ambientet ku ushtron aktivitetin rreth 318 ton mbetje të rrezikshme, të dala nga sistemi i pluhur kapsit.

Për këtë sasi mbetjesh që konsiderohen të rrezikshme, subjekti nuk dispononte asnjë kontratë transferimi për evadimin, asgjesimin apo përpunimin e tyre.

Në zbatim të ligjit, IKMT ka vendosur dënimin me gjobë në vlerën 4,000,000 lekë. Gjithashtu, është marrë edhe dënimi administrativ me pezullim të aktivitetit deri në asgjësimin e plotë të mbetjeve sipas legjislacionit në fuqi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb