Policia italiane ka vënë në pranga dy vëllezër shqiptar nën akuzën për tentativë vrasjeje.

Si pasojë e ngjarjes ka mbetur i plagosur një 42-vjeçar dhe nëna e tij 63-vjeçare, e cila ka ndërhyrë për të mbrojtur të birin.

Mediat italiane raportojnë se gjithçka ka nisur pasi 42-vjeçari ishte në marrëdhënie me ish të dashurën e një prej të arrestuarve.

Shqiptarët “u tradhtuan” nga pamjet e kamerave të sigurisë dhe thika e gjetur në vendngjarje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: