Është pikërisht e vërtetë thënia që dashuria nuk njeh moshë. 29-vjeçarja Kitty Spencer, mbesa e Lady Diana është gati të martohet me manjatin afrikano-jugor Michael Lewis.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai i ditëlindjes 1960, është 5 vjet më i madh se babai i nuses së ardhshme.
Sipas asaj që raporton Daily Mail, Lewis i ka bërë propozim për martesë gjatë pushimeve në Cape Town, ku jetojnë familjet respektive, pak përpara Krishtlindjes.

Buckingham Palace tani duhet të përgatitet për një tjetër Royal Wedding për 2020, pas asaj të njoftuar të Beatrice të York me Edoardo Mapelli Mozzi. Kitty është një modele shumë e bukur, shumë e ngjashme me hallën e saj Diana (motra e babait Chales Spencer) me të cilën duket se ka ngjashmëri jo vetëm fizike (sytë jeshil) por edhe shpirtin rebel dhe antikonformist. Lewis zotëron një rrjet dyqanesh, ka një pasuri prej 80 milion stërlinash, një pasuri marramendëse dhe dy fëmijë të rritur tashmë.

Cifti është parë për herë të parë së bashku vitin e kaluar, gjatë një shëtitje në New York. Ai, sipas asaj që raporton një mikeshë e Spencer për tabloidin britanik, është gjithashtu shumë i dashur edhe për familjen e saj, sepse ‘pavarësisht pasurisë që ai ka, është një njeri i thjeshtë dhe i rezervuar’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb