Dashuria e madhe për legjendën e Romës, Francesco Totti, ka bërë që një shqiptar t’ia vërë emrin Totti djalit të tij.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja e tifozëve shqiptarë të Romës në Facebook.
“Këto foto na vijnë nga një shqiptar prej Kosovës. E veçanta është që djalit të vet i ka vënë emrin Totti. Totti Krasniqi… Kjo është dashuri!!!”, thuhet në përshkrim të fotografive të djaloshit.

totti-emrii

Shqiptari jeton në qytetin e Osjekut dhe mban emrin e Tottit nga viti 2013.
Totti i dha fund karrierës si futbollist të dielën, pas 24 vjetësh te Roma. Legjenda italiane e futbollit mbetet një prej lojtarëve më të dashur në Itali dhe më gjerë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: