Analisti Shpëtim Nazarko, i ftuar në emisionin  “Real Story” në “News 24”, duke folur për koronavirusin, deklaroi se situata me sëmundjen mund të cilësohet ndryshe si “gjendje lufte”.

“Kjo është gjendje lufte në njëfarë mënyre. Në çdo luftë, në degën e tregut të zi, luajnë të gjitha palët. Unë në Gjermani kam punuar gjysmë-infermier, i njoh mirë marrëdhëniet me doktorët. Tregu i zi që shkakton kaosin. Një njeri që shkon në intubim, do një anestezist.

Edhe për çmimet, nëse gjithë popullsia do bënte tamponë tek privatet, i bie të japim shumë para. Në krahasim me marsin, kishim më pak fatalitete. Më parë shkonim në 500 teste, kurse tani shkojmë në 2500 teste dhe fatalitetet do të rriten, normalisht”, tha Nazarko.

Shpëtim Nazarko theksoi se valën e parë të Covid-19, Shqipëria e ka menaxhuar shumë mirë.

“Valën e parë Shqipëria e ka menaxhuar shkëlqyeshëm. Në total, jemi më mirë se Maqedonia e Veriut. Vende si Greqia, Mali i Zi, Italia etj kanë më shumë të zhvilluar industrinë dhe mbledhja e njerëzve është më ë madhe.

Unë besoj se situata është menaxhuar mirë dhe të dhënat janë përgjithësisht janë të sakta”, u shpreh Nazarko.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb