KINE-Kina vazhdon të na habisë me shpikjet e saj. Këtë radhë ekspertët e teknologjisë në Kinë kanë krijuar një robot që ka një ngjashmëri shumë të madhe me qenien humane, sa është e pamundur të bësh diferencën mes tyre.

Roboti “Yangyang” u prezantua në konferencën “Global Mobile Internet” në Pekin, me qëllimin për të tërhequr më shumë njerëz të rinj në studimin e robotikës.

Ky robot është në gjendje të shfaqë një sërë shprehish njerëzore në fytyrë. E veshur me një pallto në ngjyrë të kuqe, roboti me pamje njeriu mund të lëvizë kokën, të përplasë duart dhe të flasë, duke e bërë të pamundur dallimin mes një femre të vërtetë.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: