Aktorja e njohur, Suela Konjari, tha në një lidhje me “Skype” për News24 se ndarja nga jeta e Rikard Ljarjas, në këtë kohë të vështirë të koronavirusit, është e dhimbshme.

Konjari u shpreh se do donte të ishte në ceremoninë e varrimit, bashkë me artistët e tjerë, por kjo kohë e çmendur nuk i lejon.

“Jam shumë e trishtuar. Ai ishte një njeri i rrallë, ishte një burrë dhe artist i madh, mik dhe intelektual i madh. Yjet kanë fatin lart në qiell të kenë një yll të madh mes tyre. Pata fatin të bashkëpunoja me Rikardin, dhe e ruajta miqësinë, edhe me Marjetën. Do ta kujtoj gjithmonë. Kemi humbur një njeri me të cilin bisedoje dhe qaje hallin për çdo problem që mund të kishe. Do donim të ishim të gjithë pranë, por kjo kohë e cmendur nuk na jep mundësi. Do ja vëmë lulet sapo të dalim nga kjo situate”, tha Konjari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb