Emily Ratajkowski a.k.a EmRata po lë Twitterin e saj të flasë në lidhje me ndarjen e saj nga Sebastian Bear-McClard.

Edhe pse modelja nuk ka folur zyrtarisht lidhur me divorcin, Ratajkowski ka “pëlqyer” disa postime në Twitter ku flitet jo vetëm për fundin e martesës së saj, por edhe për tradhtinë e pretenduar të producentit.

“Nuk mund të besoj se ajo k*rvë e vogël mashtroi EmRata”, shkroi dikush në Twitter që mori mbështetje nga Ratajkowski.

“Vajza, si do e festojmë divorcin e Emratës”, shkroi një tjetër.

“EmRata më në fund e çliruar nga ai njeri, kjo dëshmon se Zoti ekziston”, shkroi një tjetër fans.

Dyshja ndezën fillimisht thashethemet e ndarjes kur Ratajkowski doli pa unazën e martesës , por producenti i “Uncut Gems” u fotografua me unazën e tij në dorë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ai mashtroi,” tha një burim për bashkëshortin e Ratajkowski-t prej katër vitesh për ‘Page Six’. “Ai është një mashtrues serial. Është i shpifur. Ai është një qen.”

Ratajkowski, 31 vjeç dhe Bear-McClard, 41 vjeç, u martuan në shkurt 2018 pas vetëm disa javësh lidhje. Vetëm në korrik të atij viti ajo zbuloi unazën e saj të fejesës – një stil unik me dy gurë. Në fillim të këtij muaji, modelja ndezi thashethemet rreth ndarjes duke u fotografuar pa unazën e saj të martesës, megjithëse McClard është parë së fundmi duke e mbajtur në dorë të tijën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: