Aktivisti Edison Lika mbajti fjalën e tij në protestën e 110-të para kryeministrisë. Ai u shpreh se kjo protestë ka qenë paqësore dhe do jetë e tillë, ndërsa theksoi se dhuna ka qenë vetëm nga ana e policisë.
“Secili që proteston këtu, përfaqëson vetëm vendimin e vet. Kjo protestë nuk ka nevojë për heronj dhe dëshmorë, por për ata që kursejnë çdo ditë nga gjysmë ore për të dalë përballë këtij regjimi.
Kjo protestë ka qënë paqësore dhe dhuna është ushtruar vetëm nga policia e shtetit, njëjtë si edhe sot. Sot policia arrestoi më shumë se 30 djem që kanë qënë duke protestuar paqësisht. Ata kanë shkuar te parlamenti për t’u thënë që ky parlament nuk na përfaqëson. Ne duhet të qëndrojmë bashkë. Nga sot do veprojmë më shumë dhe do flasim më pak”.
