ITALI

Klaudia Pepa prej disa kohësh ka ndarë me fansat lajmet për projekte të reja, por pa zbuluar asgjë konkrete për çfarë bëhej fjalë.

Vetëm pak orë para se të niste xhirimet, balerina e njohur shqiptare i surprizoi të gjithë miqtë virtualë me lajmin se, më në fund, i është realizuar ëndrra më e madhe. Nuk bëhet fjalë për një projekt ku ajo do të jetë balerinë, por tashmë do të ketë rolin e protagonistes në një film raportojnë mediat italiane. Me pas konfirmimin e ka dhënë edhe vetë balerina me postimet e saj të fundit.

“Reverse” titullohet projekti i ri në të cilin balerina shqiptare do të luajë protagonisten. Filmi mban firmën e Giuseppe Lepore-s dhe xhirimet kanë nisur sot, më 17 gusht, në Abruzzo, në përputhje të plotë me të gjitha kërkesat e shëndetit dhe sigurisë në kuadër të pandemisë.

Projekti i shkruar nga skenaristi francez Guillaume Pichon, do të drejtohet nga Mauro John Capece. Skenari thriller ka në qendër një vrasës serial, i cili vret gjithmonë me një thikë blu. Pas tij do të jetë një inspektor policie, i bindur se çmenduria e tij është thjesht dhe vetëm një trillim, por më vonë ai rrëfen të gjithë historikun e vrasjeve të tij.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb