Erling Haaland ishte një nga lëvizjet më të bujshme në këtë merkato verë. Sulmuesi norvegjez zgjodhi Man.City për të vijuar karrierën e tij, një transferim që i kushtojë arkave të klubit 51 milionë paund, kjo është vetëm shuma që u paguan për kartonin e tij.

Ende pa e bërë “sefte” me “qytetarët”, Haaland sheh që ermi i tij xhiron sërish në tregun e transferimeve, kjo për shkak të një klauzolë të përfshirë në kontratën që ka firmosur për kampionët anglez.

Haaaland
Haaaland

Sipas Daily Mail, pas dy vitesh, në kontratën që Haaland ka nënshkruar me Man.City aktivizohet automatikisht një klauzolë largimi prej 128 milionë paund, shumë kjo të cilën Real Madrid është gati ta paguaj.

Pak ditë më parë Florentino Perez u shpreh se nuk ishte momente për të marrë Haaland pasi do të ishte zëvendësuesi i sulmuesit më të mirë në botë, Karim Benzema. Kjo mund të qëndrojë, por diskutimi ndryshon shumë pas dy vitesh, Real Madrid është i detyruar të gjejë një zëvendësues afat gjatë për Benzema dhe Haaland vijon të shihet nga Perez si zëvendësuesi ideal i francezit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb