Prezantuesja e njohur, Klea Huta dhe bashkëshorti i saj, këngëtari Elgit Doda, gjatë ditës së sotme (e enjte) janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e ka konfirmuar vet çifti përmes postimeve që kanë publikuar në rrjetet sociale.

Të njëjtit janë shprehur mjaft të lumtur për anëtarin e ri në familje, i cili njëherësh është fëmija i parë i dyshes së njohur të showbizit shqiptar.

“Të dashurojmë Krid! 04.06.2020. E paç jetën të gjatë e të lumtur o bir. Sot e tutje ne jetojmë për ty. Zot faleminderit. Por mbi të gjitha faleminderit ty Elgit Doda dashuria e jetës time, shoku im i jetës, e ardhmja ime, familja ime. Të dua sa s’ta them dot me fjalë. Faleminderit që ekziston”, kanë qenë fjalët e Kleas dedikuar të birit të porsalindur.

“Pak nga pak ne po formojmë pazellin e jetës tonë, të dua Klea Huta, të dua Krid”, shkroi në anën tjetër kantautori Deda.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb