Teksa në web qarkulloi një lajm se Klodian Rasha dhe efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj, që e qëlloi me armë për vdekje, njiheshin më parë, vjen një konfirmim nga Prokuroria e Tiranës.

Gazetarja Klodiana Lala pohon për ‘BalkanWeb’ se organi i akuzës ka arritur në përfundimin se Klodian Rasha dhe efektivi i Shqiponjës nuk njiheshin më parë.

Prokuroria nga java tjetër pritet që të mbyllë hetimet dhe të dorëzojë dosjen në gjykatë. Ndërkohë do të bëhet edhe komunikimi i akuzës për të pandehurin Hajdaraj. Ndërsa për armën e gjetur në zonën ku u vra 25-vjeçari vazhdojnë hetimet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: