Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka hedhur poshtë akuzat e ambientalistëve se aeroporti i Vlorës do ndërtohet në një zonë të mbrojtur dhe ka ritheksuar ekzistencën e një aeroporti të mëparshëm në atë zonë.

Klosi tha se bëhet fjalë për një peizazh të mbrojtur dhe jo zonë të mbrojtur, dhe ndërtimi do të bëhet sipas një projekti studimor të mjedisit, në zbatim të gjitha rregullave.

Klosi i shoqëruar nga deputeti Damian Gjiknuri dhe kryetari i Bashkisë Dritan Leli morën pjesë në lancimin e iniciativës për mbjelljen e pemëve në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë.

Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Vlorës foli për projektin në bazë të të cilit do të bëhet rivitalizimi i Pyllit të Sodës, i cili do të shërbej si parku i qytetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb