Futbolli në Greqi ka rinisur si në të gjitha vendet dhe po luhet me dyer të mbyllura. Së fundmi, qeveria greke ka refuzuar një kërkesë të klubeve që kishin kërkuar për t’i luajtur takimet e fundit në praninë e tifozëve.

“L’Equipe” raporton se Superliga greke kishte paraqitur një kërkesë unanime tek autoritetet shëndetësore në vendin helen duke kërkuar që ndeshjet të luhen me një prezencë të reduktuar të tifozëve, deri në 20% dhe jo më shumë sesa 8 mijë të tillë për ndeshje. Kërkesa e klubeve është refuzuar në mënyrë kartegorike.

Në Greqi, zyrtarisht janë 190 të vdekur prej koronavirusit, ndërsa në dy javët e fundit është parë një shtim i numrit të të infektuarve, shtim që erdhi pas hapjes së kufinjve dhe mbërritjes së turistëve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb