Na ndajnë edhe 5 ditë nga starti i Botërorit dhe tashmë futbollistët kanë lënë klubet e tyre dhe po udhëtojnë drejt Katarit. Kampionatet thuajse janë ndërprerë në të gjithë botën, pasi një pjesë e mirë e klubeve, sidomos në Evropë, janë të detyruar të lejojnë lojtarët të jenë prezentë me përfaqësueset e tyre.

Klubi me më shumë futbollistë në Botërorin e këtij viti është Bayern Munchen me plot 17 të tillë. Shtatë përfaqësojnë Gjermaninë dhe katër Francën, 6 të tjerë në kombëtare të tjera. Pas Bayern është Barcelona me 16 lojtarë në kombëtare të ndryshme, ku 7 përfaqësojnë Spanjën, 2 Francën, 2 Holandën e kështu me radhë.

Në vend të tretë është Manchester City me 15 futbollistë që luajnë në 7 kombëtare të ndryshme, ku 5 janë tek Anglia. Më pas është Manchester United me 14 lojtarë dhe mbyll top 5 klubi i Real Madrid me 13 futbollistë në kombëtare të ndryshme.

Por vetëm 2 Los Blancos përfaqësojnë Spanjën, ndërsa 3 janë te Brazili dhe po aq te Franca. FIFA do të kompensojë klubet me 10 mijë dollarë në ditë për çdo futbollist që është në Botërorin e Katarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb