Vora nga 28 futbollistë të federuar në ekipin e parë, 6 prej tyre e kanë sezonin e fundit në bazë të kontratës, që kanë nënshkruar mes tyre dhe klubit, deri më 30 qershor të këtij viti, kur dhe mbyllet ky sezon futbollistik.

Por sigurisht, që mes tyre dhe drejtuesve të klubit, ekziston mundësia, që disa prej tyre edhe mund të rinovojnë sërish me ekipin që bëri historinë, duke u ngjitur për herë të parë në Superioren shqiptare.

Jurgen Vrapi, Vinicius Sezar, Xhuljo Tabaku, Mario Barjamaj, Dario Daka dhe Ajodele Adeloje Folahan janë emrat të cilët mbyllin kontratën me Vorën dhe janë të lirë të gjejnë një ekip tjetër nëse nuk sigurojnë akordin për rinovimin me këtë klub.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb