Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima tha nga studioja e emisionit “A Show”  në News 24 se vendi është marrë peng nga tre partitë e vjetra, të cilat i cilësoi si “kupola mafioze”.

Duke folur për djegien e mandateve të opozitës, Kokëdhima nënvizoi se ka qenë ai që ua ka sugjeruar këtë veprim që në vjeshtën e 2017.

Ai foli me tone të ashpra për kreun e qeverisë duke shtuar se çdo kërkesë për dorëheqjen e tij është e drejtë dhe legjitime, sepse shtoi ai, ka shitur interesat e Shqipërisë.

 Kjo është konsideruar një protestë shumë e madhe, jam i bindur se e ke ndjekur me vëmendje aq sa zgjati. Kryeministri kishte mbledhur shumë qytetarë në Vlorë, janë këto dy mesazhe të kundërta, si e lexon përplasjen politike mes tre partive?
Kokëdhima: Shqipëria është e marrë peng nga kupola e partive të vjetra, të cilat janë kupola mafioze. Ata e trajtojnë popullin tonë në mënyrën më të keqe. Veprimi më i keq në këtë rast është veprimi i kryer nga qeveria. Ata duhet të lexojnë pakënaqësitë e njerëzve dhe duhet të jenë të arsyeshëm. Shqipëria ka dështuar të jetë një vend demokratik.

Ka dështuar të mbajë djemtë e saj në këtë vend, rininë e saj. Janë sot pensionistët që nuk paguajnë dot ilaçet. Ka dështuar të jetë një vend konkurrues me rajonin. Ka dështuar të jetë një vend konkurrues. Dështimi është fazë pas faze. Janë përgjegjëse të tre partitë. Ky thelloi të gjithë  gabimet e së shkuarës. Kjo situatë karakterizon vendet jo demokratike. Ne kemi detyrën për ti dhënë popullit lirinë për të zgjedhur. Populli shqiptar nuk është i lirë, është i kapur. Është i kapur i gjithë sistemi. Nuk ka zgjedhje të lira  e të ndershme. Pse nuk  i demokratizojnë zgjedhjet këta. Pse i mbajnë peng zgjedhjet.

Si i lexon ti njerëzit vendimmarrës të vendit? Mund t’i kërkohet dorëheqja kryeministrit, e dyta: Nuk ka kuptim ta japë atë?
Kokëdhima: Kërkesa për dorëheqjen e Ramës është legjitime nga cila anë që të vijë. I ka shitur interesat e Shqipërisë sa herë ka patur mundësi. Kërkesa e opozitës për dorëheqjen e tij është shumë e drejtë. Provo njëherë a mund të bëhet Adi Krasta deputet. Kurrë! Sepse askush nuk ka mundësi të zgjidhet.

Lënia e mandateve të opozitës është një gjesti i kotë?
Kokëdhima: Unë iu kam kërkuar atyre pse nuk i dorëzojnë mandatet, që në vjeshtën e vitin 2017.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb