TIRANE- Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, i drejtoi një mesazh urimi për Vitin e Ri 2015 gjithë efektivëve të Forcave të Armatosura.

Mesazhi i plotë:
Të dashur ushtarakë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Të dashur punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes, kudo ku jeni,
Ju uroj nga zemra: Gëzuar dhe për shumë vjet vitin 2015! Ju falënderoj për gjithçka keni bërë për 2014-ën, për mundin, sakrificat, djersën, edukimin, trajnimin, stërvitjen, misionet që keni përmbushur. Uroj që ky vit të jetë edhe më i mirë se viti 2014, me dëshirën e madhe dhe dashurinë që keni treguar në sigurinë e jetës së çdo qytetari shqiptar, në sigurinë e misionit tuaj fisnik, atë të mbrojtjes së atdheut. Ju falenderoj për gjithçka keni bërë në 2014. Ju uroj shumë gëzime, shumë lumturi, shumë të mira për ju dhe familjet tuaja!

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: