TIRANË- Një ndryshim thuajse drastik ka ndodhur në Komisionin e Jashtëm Parlamentar me ardhjen e deputetes socialiste Mimi Kodheli në krye të tij.
Kodheli zëvendësoi Arta Daden në këtë pozicion, por me sa duket kryetarja e re ka menduar për gazetarët që ndjekin seancat e gjata, duke iu lënë më shumë hapësirë në sallë. Kodheli ka hequr gardhin që ndante pjesën ku qëndronin deputetët nga hapësira ku rrinin gazetarët dhe operatorët. Gazetarja Marsela Karapanço ka siguruar për “BalkanWeb” fotot nga mbledhja e sotme ku duken qartë ndryshimet.

Por përveç kësaj, tashmë Komisioni ka më shumë ngjyra, pasi ish-ministrja e Mbrojtjes e ka mbushur tryezën me lule duke i dhënë një pamje të re sallës së mbledhjeve.




(m.k/BalkanWeb)