Ambasadori rumun, Mircea Perpelea ka folur nga Korça lidhur me zhvillimet e fundit politike të rëndësishme në Shqipëri.

Perpelea thotë se duhet të ketë një harmoni midis realitetit në Shqipëri, ligjeve dhe vendimeve këshillimore që jep Komisioni i Venecias.

Sa i përket negociatave, ambasadori rumun nuk ka pranuar të flasë për pozicionin e Holandës duke theksuar se çdo vend i BE ka të drejtën e vet teksa thekson se vendimi përfundimtar për Shqipërinë do të merret nga vetë vendet.

 

PYETJA: A mund të ketë një proces zgjedhor të pranuar nga palët pa pasur të plotesuar sistemin zgjedhor në vecanti gjykatën kushtetuse?

AMBASADORI: Unë mbështes që gjithë Shqipëria të ketë sistemin legal,europian,sepse është një vend europian dhe natyrisht sot jemi edhe para një faze tranzitore të Shqipërisë dhe natyrisht unë mendoj që Shqipëria në afat të shkurtër do të arrijë të gjitha standartet europiane.

PYETJA: Presidenti i republikes Ilir Meta,kodin zgjedhor e ka cuar për interpretim në Venecia,mazhoranca a duhet të presë një pergjigje per këtë?

AMBASADORI: Që ta dini Venecia ka një status konsultativ,por nuk është vendimarse,është këshilluese.
Duhet pasur një harmoni midis realitetit në Shqipëri dhe ligjeve me vendimet këshillimore të Komisionit të Venecias.

PYETJA: Nisur edhe nga Jo-ja e Hollandës,a mendoni se do të celen negociatat për Shqipërinë?

AMBASADORI: Nuk mund të flas për pozicionin e Hollandës,është pozicioni i tyre,në demokraci secili ka të drejtën e vet,natyrisht që vendimin kanë për ta marrë institucionet lokale të komunitetit europian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb