Nga: ENEIDA CAKERRI
4 kofsha ose trashkofsha pule
2 lugë mustardë
1 lugë erëza për mish pule
Pak kripë
Vaj ulliri
1 lugë gjelle miell
4 lugë lëng limoni
50 gr gjalpë
1 filxhan çaji quinoa
2 filxhanë çaji ujë
200 gr spinaq

Kofshët e pulës i marinojmë me erëza, mustardë, kripë dhe i kalojmë në tigan me vaj ulliri. I skuqim nga të dyja anët dhe shtojmë ujë të zihen. Pasi të ziejë mishi, heqim lëngun e mishit mënjanë. Shtojmë gjalpin dhe sapo të shkrijë, miellin. E skuqim dhe shtojmë lëngun e limonit dhe gjysmën e lëngut të mishit. Pak unë akoma dhe e trazojmë.
Skuqim spinaqin dhe shtojmë quinoan të gatuhet bashkë me pak lëng mishi që ruajtëm si dhe ujë. Shtojmë pak kripë dhe e gatuajmë deri sa të avullojë uji. I servirim bashkë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb