TIRANË

Në konferencë me mediat, Presidenti i Republikës Ilir Meta theksoi se aleati i tij i vetëm është populli i 2 marsit, ndërsa paralajmërimet për një koalicion mes tij dhe ish kryeministrit Berisha për zgjedhjet e 6 marsit, janë vetëm mjete për të larguar vëmendjen nga cështje të rëndësishme të vendit, si afera e inceneratorëve.

“Aleati im i vetëm është vetëm populli i 2 marsit, me mimoza me qytetar dinjitoz, janë shtuar pjesëmarrësit, po s’është ky problemi.  Ka një spekulim për të shmangur vëmendjen nga të gjitha cështjet, inceneratorëve, ku edhe juristi i viti të parë po ta hetonte do i kishte dhënë një goditje fatale, që mos guxonte kush të bëjë afera të tilla, kaq të papërgjegjshme. Shoh një dëshirë të madhe për të më përfshirë në një garë, apo në gara të mëparshme. Unë kam mundësi as të votojn në këto zgjedhje, sepse i takoj bashkisë së Tiranës, por si cdo marrë fund koha e gallatatave me financat që merren në emër të Republikës së Shqipërisë për të blerë profesionalizmin tuaj, përmes presioneve ndaj pronarëve, ajo është gjuhë e përditshme që përdoret ndaj pronarëve të mediave, ndaj shumë biznesmenë seriozë largohen nga Shqipëria, kështu do përfundojë edhe koha e ndeshjeve të shitura pa filluar.

Kam qenë në garë për të mbrotjur sovranitetin kufijtë e Shqipërisë, por meqë duan të më përfshijnë me pahir, po i paralajmëroj qetësisht: Unë do të marr pjesë në gara në emër të popullit të 2 marsit, dhe përtej të bëhen gati se pas ballafaqimit të parë, i cili do të jetë më e larta në një vit, që janë zgjedhjet e përgjigthshme vendore, koalicioni Bravo-Brava që ka 8 vite që qeveris Shqipërinë natyrisht do i recitoj një poezi që e ka bërë vetë shefi i koalicionit atë Ina Ina…” u shpreh meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb