Hetuesit e antidrogës në Kolumbi gjetën kokainë të lëngshme në rreth 20,000 arra kokosi që do të eksportoheshin në Evropë, raportoi sot zyra e prokurorit publik.

Sipas deklaratës, 19,780 arra kokosi të destinuara për eksport ishin vendosdur në një kontejner me 504 çanta që supozohej të niseshin nga porti i Kartagjenës për në Gjenovë, në Itali.

Gjatë kontrollit rezultoi se uji i kokosit ishte shkëmbyer me kokainë të lëngshme. Identifikimi i sasisë së kokainës së lëngshme do të kryhet në laborator.

Kolumbia konsiderohet vendi kryesor i origjinës së kokainës, përpara Perusë dhe Bolivisë, ku kultivohet edhe bima e kokainës. Një pjesë e madhe kontrabandohet në Shtetet e Bashkuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: