Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se në Durrës gjatë operacionit ”MERSIN” është arrestuar babai i Arbër Çekajt, Selim Çekaj.

Konteineri me 49 kg kokainë dhe banane kishte ardhur nga Ekuadori dhe kishte si destinacion Maminasit, ose më saktë firmën e babait të Arbër Çekajt.
Gjatë kontrollit të konteinerit, u konstatua edhe sasia e kokainës.

Ndërkohë 3 vite më parë Arbër Çekaj u arrestua pasi në firmën e tij zbarkoi një konteiner me banane nga Ekuadori, që kishte brenda 613 kg kokainë. Për atë ngarkesë Çekajt iu sekuestrua firma ”Arbi Garden” si dhe mori dënimin nga GJKKO me 14 vite burg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb