TIRANE– Fryma e bashkëpunimit në “ekipin” e kryeministrit Rama është theksuar shpesh prej tij, dhe kjo me sa duket funksionon edhe për komunikimin online. Teksa një i ri i ka shprehur online shqetësimin e tij kryeministrit Rama për pranimet për Master në Universitetin e Sporteve Tiranë, përgjigjja i ka ardhur nga ministrja e Arsimit.

I riu i ka shkruar në rrjetin social “Facebook” kryeministrit, pasi me sa duket nuk ka gjetur zgjidhje për kërkesën e tij nga fakulteti ku kishte aplikuar.

Sakaq, ministrja Lindita Nikolla i është përgjigjur të riut, duke teksa i jep edhe sqarime për situatën.

Komentuesi: Z.Rama përshëndetje. Kam një shqetësim me Universitetin e Sporteve Tirane. Kam mbaruar Universitetin Sporteve, me gjithë master tek fakulteti “Veprimtaria Fizike Relative. Deri këtu çdo gjë është ne rregull. Por unë dhe shume student te tjerë duam te bëjmë masterin e dytë tek fakulteti tjetër “Shkenca Lëvizjes” (Edukim Fizik) por ky fakultet nuk na pranon. Ligji Universitetit dhe Ministrisë na lejon te transferohemi tek fakulteti tjetër, por dekani i fakultetit Shkenca Lëvizjes nuk na pranon. Kam 2 vite qe jam regjistruar për fakultetin tjetër por nuk pranohem. Ketë vit morën 11 student, nga 15 qe donin te transferoheshin. Nga 11 student vetëm 2 janë marre nga fakulteti Veprimtaria Fizike Rekreative, te tjerët janë marre nga trojet Shqiptare.
Shpresoj me ktheni përgjigje. Suksese ne detyrën tuaj :) :)

Ministrja Nikolla: “I dashur Ani, kuotat dhe kriteret e pranimeve në universitet i vendos vetë universiteti. Ky parashikim vlen edhe për kuotat dhe kriteret e transferimit nga një program në një program tjetër studimi. Qeveria nuk mund të ndërhyjë në këtë proces, pasi do të cënonte parimin e autonomisë universitare. Ne mundemi të kontrollojmë zbatueshmërinë e procedurave të vendosura paraprakisht nga universitetet. Ndaj verifiko nëse i ke plotësuar kriteret e vendosura nga universiteti për transferim brenda kuotave të përcaktuara.
komentuesi

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb