Në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë, ka folur ndër të tjera edhe anëtari Saimir Koreshi.

Koreshi deklaroi se e sheh të gabuar që ministrat që do të flasin në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë të shkojnë tek e tek në atë që ai e quajti “dhomë rrëfimi”. Sipas tij, të gjithë ata që dëshmojnë duhet të flasin hapur përpara të gjithëve, e se gjërat nuk duhen bërë sikur të ishte Big Brother.

Korreshi shtoi se nuk ka një kalendar për punimet e Komisionit Hetimor, duke thënë me humor se duhet të ketë dakordësi që kalendari do jetë me Milanin apo Interin.

“Ideja është që a të ulemi të bëjmë një produkt? Na thoni se ku do ta montojmë dhomën e rrëfimit, meqë ministrat do rrëfejnë atje. Do të rrëfehen tek e tek. Pse çfarë jemi ne Sigurimi i Shtetit që do të merren ministrat tek e tek?

Këtu të flasin t’i dëgjojmë këtu. Pse tek e tek? Do ndajmë lekë ne atje, do bëjmë pazare? Ne nuk po biem dakord për kalendarin, do jetë me foton e Interit apo Milanit”, u shpreh Korreshi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: