KOSOVE- Zgjedhja e Hashim Thaçit president është komplikuar goxha shumë. Lista Serbe është duke kërkuar plotësim të kërkesave ose do të dalin jashtë sallës se Kuvendit, gjë që do ta pamundësonte edhe votimin e Thaçit.

Gazeta Express ka mësuar se kërkesat e Listës Serbe janë të lidhura me marrëveshjet që janë bërë ne Bruksel gjatë kohës së bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Këto kërkesa nuk dihet a është e mundur edhe teknikisht të plotësohen sot. Por, plotësimi i këtyre kërkesave, qofshin edhe të parëndësishme vetëm sa do t’i hedhë benzinë situatës në vend.

‘Gazeta Express’ ka raportuar gjatë natës së mbrëmshme se Lista Serbe ka zhvilluar disa takime në Mitrovicë, ku është diskutuar për seancës e sotme të Kuvendit të Kosovës dhe votimi i Thaçit për President.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb