Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti i doli në krah Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit kur u pyet nëse ishin të vërteta deklaratat për “kompromiset e dhimbshme” që Kosova duhet të bënte në raport me Serbinë, duke iu referuar kështu ndarjes së kufirit.

“Ato kompromiset e dhimbshme i keni sajuar ju, kam parasysh komentatorët e kategorive politike, mediatike dhe historike. Sepse është shumë e thjeshtë, nuk ka marrëveshje të një qeverie me një tjetër, jo më marrëveshje për kufirin që të bëhet fshehurazi, nuk ekziston në kohën e sotme.

Kjo është një fantazi që ushqehet nga njerëz që për arsye personale të pushtetit, audiencave, marrin nëpër këmbë atë pjesë të publikut që s’ka kohë të thellohet në informacione dhe nxisin përçarje, tradhti dhe i ndajnë shqiptarët në disa patriotë dhe disa tradhtarë. Cdo marrëveshje del në dritë të diellit, si mund të bëhet fshehtasi?! Kjo është poshtërsi që i bëhet popullit shqiptar’,- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb