Padyshim që performanca e djeshme e tenorit italian Andrea Bocelli përpara katedrales Duomo në Milanon e kthyer tashmë në një qytet ‘fantazmë’, preku zemrat e mbarë qytetarëve nëpër botë. Teksa mbante një koncert për Festën e Pashkëve, miliona persona kanë ndjekur atë në kohë reale përmes platformave online, ndërkohë që kanë qëndruar të izoluar në shtëpi për shkak të koronavirusit.

Performanca e Bocellit, e cila u transmetua drejtpërdrejt në kanalin e tij në YouTube, është shikuar më shumë se 23 milionë herë deri më tani.

“Falë muzikës, ne do të bashkojmë miliona duar në gjithë botën, do të përqafojmë këtë puls të plagosur të Tokës”, tha dje Bocelli.

Kujtojmë se Italia është vendi i prekur më së keqi nga koronavirusi në Evropë, me gati 20,000 të vdekur deri më tani, duke përfshirë mbi 9,000 vdekje në rajonin e Lombardisë, që ka për kryeqendër Milanon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: