Madonna e filloi koncertin e saj në Brooklyn me tre orë vonesë. Ylli i popit mërziti audiencën e saj të mërkurën mbrëma pasi ajo nuk arriti t’i përmbahej orarit të saj dhe u shfaq në skenë në orën 23:00. Koncerti ishte planifikuar të fillonte në orën 20:30, por Madonna më në fund doli në skenë pothuajse tre orë më vonë, duke e lënë turmën e pranishme të zhgënjyer.

Twitter vërshoi me postime, me fansat e zemëruar të yllit që e akuzuan atë si “të pasjellshme”.

“Nuk më intereson nëse je Madonna. Nëse vonohesh tre orë, je thjesht e pasjellshme,” shkroi njëri, ndërsa tjetri shtonte: “Koncerti duhej të fillonte në orën 8:30. Madonna filloi në orën 23:00. E gjithë arena po bërtiste për vonesën e saj. Shfaqje e bukur, por shkoi shumë vonë.”

Një burim i afërt me Madonna tha për Page Six të enjten në mëngjes se kishte disa probleme teknologjike gjatë kontrollit të zërit, duke e detyruar këngëtaren të vonohej. Performanca e Mbretëreshës së Popit, megjithatë, mori vlerësime. Disa fansa arritën në përfundimin se në fund të fundit ia vlente të pritej.

Shikoni disa nga komentet në Twitter

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb