ATHINA

Institucionet publike në Greqi kanë bërë sot  publike shifrat, ku kanë rezultuar 280 raste të reja të të infektuarve me koronavirus në 24 orët e fundit në Greqi.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për “Balkanweb” se numri i përgjithshëm i rasteve është 22 358. Ndërkohë që 93 pacientë po trajtohen të intubuar, 238 pacientë janë liruar nga spitali.

Gjithashtu EODY ka bërë publike edhe 13 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, duke shkuar në 449 numri i vdekjeve gjithsej në vend.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb