Ka dështuar seanca e dytë në Gjykatën Kushtetuese për padinë e grupit të PD kundër VKM-së së qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje.

Në seancë do të shqyrtohej padia e 28 deputetëve për shfuqizimin e VKM-së për rregullat dhe procedurat për konfiskim për interes publik të objekteve të ndërtuara për qëllime përfitimi, por trupa e gjyqtarëve me shumicë votash ka kërkuar autorizim nga 28 deputetët për përfaqësuesin ligjor Marash Logu. Gazment Bardhi deklaroi se GJK po përdor dy standarde.

Seanca e kaluar u shty pasi pala ligjore e qeverisë tha se dy prej deputetëve që kanë nënshkruar, Grida Duma dhe Alfred Rushaj nuk janë më deputetë dhe padia nuk kishte nënshkruesit e nevojshëm.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së Marash Logu tha se kjo kërkesë nuk është legjitime pasi në momentin që ata kanë firmosur kanë qenë deputetë.

Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se Logu së bashku me deputetët Bardhi e Çupi kanë siguruar 3 firma të reja të PD-së, Petrit Doda, Oriela Nebiaj dhe Zheni Gjergji për të rrëzuar pretendimet e qeverisë

Kjo procedurë është ndjekur nga përfaqësuesi ligjor i PD-së, i cili pretendon se Gjykata Kushtetuese e ka pasur një precedent të mëparshëm.

Deputetët e PD kërkojnë shfuqizimin e VKM-së dhe deklarojnë se është shkelje e ligjit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb