LEZHË

Kanosën me armë zjarri pistoletë një shtetas, brenda një lokali, Policia arreston në flagrancë 2 autorët e dyshuar.

Pas marrjes së njoftimit së në një lokal në Shëngjin, dy shtetas ishin konfliktuar me një person, si dhe e kishin kanosur atë me armë zjarri pistoletë, shërbimet e Policisë kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar, konkretisht të shtetasve: Eris  Muça, 29 vjeç dhe Eugerto Selmani, 25 vjeç, banues në Shëngjin, të cilët ishin strehuar në një banesë.

Pas kontrollit të ushtruar në banesë dhe kontrollit fizik të tyre, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (shtetasit Eris Muça) dhe një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë (shtetasit Eugerto Selmani), e cila dyshohet të jetë pistoleta e përdorur për kanosjen e shtetasit Gj. M., për motive të dobëta.

Në vijim të veprimeve, të dy shtetasit u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb