Ministri i dorëhequr, Sandër Lleshaj ka komentuar raportin e tij me kryeministrin Edi Rama dhe faktin nëse mes tyre ka pasur konflikte.

Ai tha për ‘Opinion’ se mes tij dhe kryeministrit nuk ka patur kurrë raporte të ngrohta me Ramën.

“Nuk jam një person që hiqem qafe lehtësisht. Nuk kam patur marrëdhënie të ngrohta me kryeministrin dhe nuk mbaj marrëdhënie të ngrohta me shumë njerëz. Kam patur një marrëdhënie profesionale, korrekte. Është marrëdhënie intelektuale, profesionale, njerëzore dhe është një model shumë i mirë i raportit mes Ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit të një vendi. Një marrëdhënie krejt profesionale, e pacenuar nga asnjë lloj raporti tjetër.”, pohoi Lleshaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: