BalkanWeb zbardh detaje të tjera në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ndodhi sot në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku vëllai vrau me armë vëllanë dhe kunatën e tij. Viktimat, Dritan dhe Nora Muskurti, bashkëshorte me njeri-tjetrin, me origjinë nga Dibra, janë vrare brenda pronës qe menaxhonin.

Ngjarja ndodhi në rrugën Islam Alla. Mësohet se krimi ndodhi brenda një agjencie turistike, ku trupat e pajetë ndodhen ende në skenën e krimit.

Fill pas krimit te rende autori i ngjarjes është larguar nga vendi i ngjarjes.

Informacion paraprak
Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe shtetases N. M., 33 vjeçe (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb