Një konflikt pronësie është bërë shkak i një maratone problemesh për këngëtaren e njohur shqiptare Eda Zari. Mamaja e saj, Zhane Zari deklaroi publikisht se këngëtarja kishte marrë të gjitha pronat e familjes duke falsifikuar dokumentet, pas vdekjes së babait të saj, Ismail Zari.

Akuzat, që asokohe bënë bujë në media, u shoqëruan me një përballje nënë e bijë, që sipas Zhane Zarit, degjeneroi me dhunë. Pas këtij episodi, këngëtarja e njohur Eda Zari është paditur në Gjykatën e Tiranës për dhunë ndaj mamasë, e cila ka kërkuar edhe lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.

Kërkesa është regjistruar më datë 10 maj të vitit të kaluar dhe tashmë, procesi gjyqësor ka përfunduar. “Bluetooth” i “Gazetës Shqiptare” ka arritur të sigurojë vendimin e gjykatës, i cili ka shpallur fajtore Eda Zarin, për akuzën “Dhunë në familje” dhe e ka dënuar atë me 6 muaj burg.

“Asistuar nga sekretarja gjyqësore Gentiana Sadiku, me pjesëmarrjen e prokurores Aferdita Ndoi, sot me 14.04.2017, në Tiranë, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike çështjen penale, që i përket: E Pandehur:*** dhe Akuzuar: ***”, nis vendimi i gjykatës së Tiranës, e cila prej disa kohësh tashmë, me synim ruajtjen e anonimatit të të akuzuarve i fsheh emrat e protagonistëve, apo të dëshmitarëve që marrin pjesë në çështje. Edhe në këtë rast, gjykata në vendimin që po botojmë më poshtë i ka fshehur emrat e Eda Zarit dhe mamasë së saj, Zhane Zari, megjithatë ne të “Bluetooth” kemi vërtetuar se bëhet fjalë pikërisht për to.

EDA-ZARI-VENDIMI-1

Shkrimin e plotë e gjeni sot në Gsh.al në linkun http://www.gsh.al/2017/05/06/dhunoi-mamane-gjykata-denon-me-6-muaj-burg-eda-zarin/ 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: