IZRAEL

Izraeli nuk ndal sulmet ndaj Gazës teksa pretendon se ka vrarë deri më tani 160 terroristë.

Përgjigjet dhe kundërpërgjigjet mes Izraelit dhe palestinezëve nuk kanë të ndalur ditë e natë teksa fuqitë e mëdha po bëjnë thirrje për armëpushim.

Nga pala izraelite thonë se terroristët e vrarë i përkasin Hamasit dhe Xhihadit, ndërkohë që kryeministri Netanyahu ka deklaruar se shteti i tij nuk do të ndalet dhe Hamasi ka për të parë një sulm që nuk e ka imagjinuar as në ëndrra.

Izraeli pavarësisht se ka dislokuar artilerinë në kufi, po synon që me raketa ajrore të sulmojë shtëpitë e komandantëve të Hamasit në Rripin e Gazës dhe tunelet e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb