Cristiano Ronaldo mbetet një nga futbollistët më të preferuar. Lojtarja e Grasshopers dhe e kombëtares së Kroacisë, Ana Maria Marković ka deklaruar në një intervistë se idhulli i saj është CR7, ndërsa si model sheh Luka Modriç.

“Modric është modeli më i rëndësishëm për mua, një lojtar i klasit botëror që përfaqëson Kroacinë. Por idhulli im dhe lojtari im i preferuar është Cristiano Ronaldo, ai ka disiplinë të jashtëzakonshme. Mendoj se është shumë e rëndësishme të jesh plotësisht i përkushtuar ndaj sportit dhe të kesh një mentalitet fitues si Cristiano” – tha ajo.

Ana Maria Markoviç konsiderohet futbollistja më e bukur në botë. Numri i ndjekësve në rrjetet sociale është shtuar shumë së fundmi, me 22 vjeçaren që numëron 972 mijë followers.

Hottt

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: