SHKODËR

Mbështetësit e opozitës janë përplasur me policinë para ambienteve të Bibliotekës së Universitetit. Kryetari i PD në Shkodër, Xhevdet Amuli mësohet se ka ftuar mbështetësit të hyjnë brenda drejt sallës ku po konstituohet Këshilli Bashkiak, por ky “skenar” ka hasur në rezistencën e forcave të policisë.

Gazetari i “BalkanWeb”, Senad Nikshiqi raporton se protestuesit e PD kanë hedhur shishe me ujë drejt forcave policore. Fillimisht protesta e PD-së në Shkodër ka nisur e qetë, por më pas situata është tensionuar dhe protestuesit janë përplasur fizikisht me Policinë e Shtetit.

Nga ana tjetër, Maxhoranca vijon procedurat për konstituimin e këshillit edhe pse protestuesit e opozitës kanë tentuar disa herë të hyjnë brenda ambienteve të Bibliotekës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb