ARMIR MEHAJ* VAU I DEJËS-Pas anulimit të pak ditëve më parë që iu bë mbledhjes për konstituimin e Këshillit Bashkiak të Vaut të Dejës duket se edhe kjo bashki tashmë ka marr udhë duke i hapur rruge veprimtarisë së saj.

Në prezencë të prefektiti të qarkut Shkodër, i cili merr pjesë në këto mbledhje si përfaqësues i qeverisë, vendimmarrësit e kësaj bashkie u betuan duke votuar më pas dhe për kreun e këshillit, i cili me shumicë votash u zgjodh Martin Marku nga Partia Demokratike.

Pas betimit kryebashkiaku Zef Hila garantoj banoret e zonës së të gjitha premtimet e fushatës elektorale do te ishin realitet për gjatë katër viteve të ardhshme. Zef Hila deri tani kryetar i komunës së Bushatiti tashmë do të administroj një territor dhe popullsi disa herë më të madhe në bashkinë e madhe të Vaut të Dejes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: