POGRADEC- Sektori Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Sektorin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Korçë kanë finalizuar operacionin “Tushemishti” duke arrestuar në flagrancë një polic të pikës kufitare të Tushemishtit, një doganier dhe një tregtar.

Sipas të dhënave zyrtare janë arrestuar:
– Eduart Kushta, 45 vjeç, me detyrë doganier, në pikën e kalimit doganor Tushemisht, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

– Mentor Spahillari, 46 vjeç, punonjës policie me detyrë trup shërbimi pranë Pikës së Kalimit Kufitar Tushemisht, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

– Edlir Pilinçi, 40 vjeç, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” parashikuar nga neni 172 dhe “Kontrabanda me mallra të tjerë”.

Arrestimi i tyre është bërë pasi në orën 19:30 të datës 26 qershor 2016 në vendin e quajtur “Pompat e ujësjellësit”, në fshatin Tushemisht, Pogradec, shtetasi Eldir Pilinçi duke drejtuar mjetin me targa AA 352 MG është kapur në flagrancë me një sasi mallrash:
• 4 koli me pije energjike B52
• 7 koli me maja buke në gjendje të lëngshme
• 40 pako me letër, për ambalazhim fast-food
• 5 pako me qese plastike.

Mallra dyshohet se janë futur kontrabandë nëpërmjet pikës së Kalimit Kufitar Tushemisht dhe punonjësit Eduard Kushta dhe Mentori Spahillari kanë shpërdoruar detyrën duke mos ushtruar kontroll mbi këtë mjet.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për hetime të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: