Oliver Giroud po kalon javët e fundit te Milanit. Sulmuesi francez do të largohet nga Milano, për t’u transferuar në një skuadër tjetër.

Giroud është gati të kalojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç raportohet nga RMC Sport, media që nënvizon faktin se lojtari ka gjetur një marrëveshje të plotë me Los Angeles FC. Sa i takon shifrave, bëhet fjalë për një akord një-vjeccar.

37-vjeçari ka luajtur 30 ndeshje në këtë sezon, ku ka realizuar 13 gola dhe ka dhuruar 8 asiste. Për të, ky është edicioni i 3-të në Milano.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb