Forca Operacionale në Burgun e Fierit kanë kryer një kontroll të befasishëm në godinën B, ku kanë gjetur një mjet prerës rreth 15 cm të gjatë, si dhe shtizë të përshtatur si mjet shpues.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila raporton se kontrolli ka vijuar edhe në godinën e paraburgimit, ku në ambientet e përbashkëta, brenda lavatriçes, është gjetur një telefon celular, Nokia.

Karikuesi i këtij telefoni u gjet në po të njëjtën godinë, në ambientet e dusheve. Materialet i kaluan specialistëve për hetime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb