Oficerët e policisë kanë zbuluar një shumë të konsiderueshme parash në njërën prej shtëpive të gjyqtares Enkeleda Hoxha të arrestuar sot me vendim të GJKKO pas një hetimi të SPAK me akuzën për korrupsion.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se në njërën nga shtëpitë e gjyqtares janë gjetur 10 mijë dollarë cash, të cilat janë sekuestruar nga policia pasi dyshohet se janë të përfituara në mënyrë jo të rregullt në këmbim të vendimeve që kjo gjyqtare jepte duke favorizuar të dënuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb