Koordinatori i LSI, Vojo Bregu ka publikuar një letër të mjekëve dhe infermierëve të Vorës për Ministren e Shëndetësisë.

Në letrën e publikuar nga Bregu, mjekët e infermierët ankohen se nuk kanë dorëza, maska e dezinfektantë.

Ai akuzon qeverinë se mjekët dhe infermierët sot përballen me një sistem të korruptuar që ka lënë pa mjete mbrojtëse vijën e parë, por kjo do të ndryshojë kur të gjithë të flasin hapur.

 

STATUSI NGA VOJO BREGU

NA MUNGOJNE DOREZAT DHE DEZINFEKTANTET!

Mjekët dhe infermierët e Vorës i shkruajnë letër Ministres së Shëndetësisë.

Një grup mjekësh dhe infermierësh të Qendrës Shëndetësore Vorë i kanë drejtuar nje ankesë Ministrisë së Shëndetësisë për kushtet në punë. Ata shprehen se ju mungojnë mjetet bazike si doreza dhe dezinfektantë.

Shpesh mjekët dhe infermierët akuzohen per apati dhe korrupsion. E vërteta është se ata, si të gjithë, përballen me një sistem të korruptuar i cili jo vetëm i lë pa mjete në vijën e parë të luftës po dhe i injoron totalisht për sa kohë nuk i shërbejnë kasetave propagandistike.

Kjo po ndryshon dhe do ndryshojë kur të gjithë mjekët të marrin guximin dhe të flasin hapur.

Si mjekët dhe infermierët e Vorës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb