Miliarderi Elon Musk po udhëheq përpjekjet e Donald Trump për të bërë shkurtime drastike në shpenzimet e qeverisë federale. Edhe rolet që ai ka marrë në qeverinë e re amerikane janë aq të shumta sa revista Time kritikon zgjedhjen e Trump, duke e vendosur miliarderin në zyrën e presidentit amerikan.

Në kopertinën e Time, miliarderi shfaqet në zyrën e presidentit amerikan duke mbajtur një filxhan dhe titulli është “në zemër të përplasjes së Elon Musk me aparatin shtetëror amerikan”.

Musk ka marrë përgjegjësinë për Zyrën e sapokrijuar të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), e cila synon të shkurtojë shpenzimet e qeverisë federale, me qëllim që ta bëjë atë më efikas. Kohët e fundit, Elon Musk tha se synon të mbyllë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar(USAID) . “Nuk është e rregullueshme,” vlerësoi ai.

Sipas Time, Elon Musk “ka qenë i autorizuar të çmontojë një pjesë të madhe të burokracisë federale – duke shkurtuar buxhetet, duke zvogëluar shërbimin civil dhe duke hequr aftësinë e agjencive të pavarura për të penguar qëllimet e presidentit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: